Vendosja e këtij fjalori të gjuhës shqipe në qendër të kryqeytetit përcjellë mesazhin për të lexuar sa më shumë e për të perdorur gjuhën standarte , shqipen e pastër.

Por në fakt po përdoret më së shumti për foto nga të rinjtë .E ndërkohë që gjuha shqipe po bastardohet, familjet shqiptare nuk kanë një fjalor të gjuhës shqipe në shtëpitë e tyre.

Por fenomeni është më shqetësues pasi gjuha shqipe po keq përdoret jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga vetë administrata shtetërore e cila më parë ka pasur redaktorë të gjuhës shqipe që nuk toleronte asnjë gabim drejtshkrimor ndërkohë që sot ndodh e kundërta .

Ky fjalor i përket vitit 2006 dhe ndërkohë duhej të kishim një të ri, por përveç mungesës së profesorëve leksikografë mungojnë fondet për të hartuar një të ri.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA