Dy vëllezër të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje kanë rënë në pranga nga policia e Lushnjes.

Kështu janë arrestuar Xh.P. dhe E.P, banorë të Lushnjes.

Kapja e këtyre shtetasve u bë pasi ishin shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Dy vëllezërit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA