Çajrat e ngrohtë përveç shijes së mirë që mbartin, ndihmojnë shumë dhe në përmirësimin e organizmit. Çajrat janë përdorur që në lashtësi dhe janë cilësuar si mënyra më e mirë natyrale për ti bërë ballë shumë sëmundjeve. Njihen si antioskidantë shumë të mirë, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe mbrojnë kockat. Ata luftojnë gjithashtu edhe bakteret në trupin tuaj.
Çfarë janë bakteret e këqija
Sa herë që prekeni nga sëmundjet, trupi përjeton një lloj sulmi nga mikroorganizma të jashtëm dhe të panjohur. Kjo mund të përkthehet në viruse që mund t’ju sëmurin dhe mundojnë për një kohë të gjatë. Që prej vitit 1930 për largimin e tyre përdoren masivisht antibiotikët. Këto medikamente për shumë vite ka qenë efektive për luftën kundër baktereve, por kanë dhe efektet e tyre anësore. Ata cilësohen si shumë të fortë dhe përdoren pa rekomandim nga mjeku. Teksa këto baktere bëhen gjithnjë dhe më shumë rezistente, mjekët sugjerojnë që të ktheni vëmendjen drejt mënyrave natyrale të kurimit.
Zgjidhja gjendet tek çaji
Çaji jeshil ndihmon shumë punën e antibiotikëve në eliminimin total të baktereve. Pra përgjatë kohës kur jeni duke marrë antibiotikë nën këshillën e mjekut, mundohuni të konsumoni edhe disa filxhanë çaji jeshil. Kjo do të ndihmojë në efikasitetin e ilaçit dhe do ta përforcojë atë. E rëndësishme është që gjithnjë të ruani balancën dhe mos ta teproni me medikamentet sepse mund t’ju nxisin një sërë sëmundjesh.
Rreziku nga antibiotikët
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se konsumimi i vazhdueshëm i antibiotikëve ul imunitetin dhe mbrojtjen e të gjithë organizmit. Mundohuni të evitoni sa më shumë përdorimin e tyre, ndërsa në rastet kur e keni të detyrueshme, për të kaluar gripin bashkë me ilaçin, konsumoni edhe çaj jeshil.
Përgatitja
Mbushni një xhezve me ujë dhe vendoseni të ziejë në zjarr mesatar për disa minuta. Kur uji të ziejë, hidhni në ujë 4-5 gjethe të njoma çaji ose gjysme luge çaji gjethesh të thata dhe lërini në ujë për disa minuta. Më pas kullojeni ujin me kujdes dhe mund ta konsumoni duke e shoqëruar me pak limon ose me pak mjaltë.
Top Channel