Pranë mbikalimit të Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndojit, kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Mësohet se Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe Anton Martini me Besim Hajdarmatajn, prokurorë te Krimet e Rënda, janë në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet.
Arjan Ndojit, prokuror në Durrës, iu bë atentat teksa po udhëtonte me makinë. Ai mbeti i plagosur së bashku me dy personat e tjerë që e shoqëronin, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.
Pamjet/ Pak minuta pas atentatit, prokurori dhe shoqëruesit nxirren nga makina
Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Kryeministri e përfshiu në grupin “KÇK”, akuza edhe nga Braçe
Top Channel