Triporti ose porti i anijeve të peshkimit në Vlorë vazhdon të mbetet pa investime.
Peshkatarët dhe pronarët e anijeve të peshkimit thonë se edhe remontin e kryejnë në kushte jonormale në mungesë të një kantieri në këtë port.
Kur duket se edhe çmimi i naftës sërish po bëhet problem për këta peshkatarë, pasi sipas tyre ka disa ditë që një kompani private që e ka marrë me koncesion ka rritur çmimin e kësaj të fundit.
Sipas peshkatarëve porti i peshkimit në Vlorë nuk ka ngjashmëri me të tjerë,as me Durrësin e as me Shëngjinin.
Ka dhe peshkatarë të huaj , sic është një turk i cili prej vitesh punon në këtë port, dhe ai shprehet se këto kushte të një porti nuk i ka parë në asnjë vend ku ka punuar.
Në portin e peshkimit në Vlorë operojnë rreth 80 anije peshkimi.
Top Channel