Një ditë pasi, Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e parlamentit se ishte kërcënuar, janë shtuar masat e sigurisë për deputeten demokrate.

Këto janë pamjet ekskluzive të Top-Channel ku është filmuar zonja Hajdari, duke hyrë në kryesinë e kuvendit të Shqipërisë, paraditen e të enjtes.

Pas saj qëndron një efektiv i gardës së republikës që monitoron të gjitha lëvizjet e deputetes Hajdari.

Top-Channel e pyeti Rudina Hajdarin , nëse ajo ishte e kënaqur me masat e sigurisë por ajo preferoi mos të komentoj dhe të mjaftohej me një buzëqeshje e duke pyetur nëse po filmohej.

Marrja nën mbrojtje e deputetes Hajdari, është vënë në zbatim përmes një urdhëri të brendshëm të kreut të gardës, gjeneral Gramoz Sako.

Zonja Hajdari, është nën ruajtje që nga momenti kur ajo mbërrin në ambientet e kryesisë së kuvëndit, e deri në largim.

Masat e sigurisë nuk parashikojnë ruajtjen e saj, në shtëpi apo jashtë ambienteve parlamentare.

Mësohet se për ruajtjen e saj garda e republikës ka angazhuar një prej oficerëve të saj me një ekperiencë të gjatë në ruajtjen e personaliteteve.

Deri më tani zonja Hajdari nuk ka treguar se kush dhe për cfarë motivesh është kërcënuar dy javë më parë.

Rrethanat e këtij kërcënim të pretenduar prej saj, i janë dërguar kreut të kuvendit Gramoz Ruci përmes një shkrese zyrtare nga Rudina Hajdari.

Muhamed Veliu

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA