Fiat Chrysler do të bashkohet me pronarin e Vauxhallit, PSA për të krijuar kompaninë e katërt më të madhe të automobilëve në botë. Dy palët thonë se ende nuk i kanë diskutuar të gjithë detajet, megjithatë bashkimi i tyre 50 me 50, pritet të garantojë kursime të konsiderueshme përsa i takon kostos.
Kjo ka ngjallur shqetësime tek Vauxhall, i cili punëson gati 3,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar e që mund të jetë i cënueshëm nga çdo ristrukturim. Sindikatat kërkuan bisedime me PSA-në që ka në zotërim Peugeot-në dhe Citroenin. Fiat Chrysler, biznesi italo-amerikan që gjendet pas pas Jeep-it, Alfa Romeo-s dhe Maseratit, e synon prej vitesh një bashkim të rëndësishem pasi ka bindjen se konsolidimi në industrinë globale është i nevojshëm për të ulur kostot dhe tejkalimin e kapaciteteve, si dhe për të financuar investimin tek automjetet elektrike.
Një shkrirje Fiat Chrysler me PSA llogaritet të ketë një vlerë tregu prej rreth 50 miliardë dollarësh. Kompanitë thonë se nuk kanë plane për të mbyllur fabrika, megjithatë sindikatat në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuara. Disa ekspertë mendojnë se qeveria italiane do të jetë e prirur t`i ruajë fabrikat e Fiatit, dhe ekzekutivi francez, që është pjesërisht pronar I PSA-së, ka gjithashtu interes që të mbrojë të vetat.
Irida Vasia
Top Channel