Qeveria jep Syrin e Kaltër me qira, 600 euro në muaj për këtë pasuri

30/10/2019 19:43

Qeveria do të japë me qira Syrin e Kaltër, për 600 euro në muaj. Gazeta Shqip ka bërë publike dokumentat se si Ministria e Financave ka hapur tenderin për dhënien me qira të kësaj prone për një ccmim qesharak, prej 725 mijë lekësh në muaj.

Sipas dokumenteve të Gazetës Shqip, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Pra, nga dokumentet del shumë qartë se qeveria po i jep privatit një nga pasuritë më të vlefshme të saj, e cila me një organizim të mirë nga strukturat shtetërore mund të kthehej në atraksion të fort turistik, për pushtetin lokal. Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”. Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohet në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj. Pra, vetëm 600 euro në muaj!

Sipas gazetës gjithccka është e paramenduar. Shqip analizon deklaratat e pak ditëve më parë të Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delbinë po degradohej. Madje, ai deklaroi se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit. Dhe fill pas kësaj qeveria ka lëvizur me shpëjtësi për ta dhënë me qira.

Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gëngrenë nga mënyra e menazhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati planin për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA