Demenca është një nga sëmundjet më të përhapura në të gjithë botën. Kjo sëmundje prek trurin dhe dëmton kujtesën. Sipas mjekëve njerëzit e prekur me këtë sëmundje janë duke kaluar një “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milionë vetë që vuajnë nga kjo sëmundje dhe 10 milionë raste të reja zbulohen çdo vit.
Duke qenë dhe kaq e përhapur Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë që mund të bëni për ta parandaluar.
Parandalimi i rrezikut
Mjekët shprehen se ka disa mënyra specifike për të parandaluar sëmundjet e kujtesës si demencës apo alzhaimeri. Një jetë e shëndetshme duke filluar nga ushqimi deh aktiviteti fizik janë thelbësore në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje.
Çfarë ju duhet të konsumoni
Një dietë e shëndetshme është çelësi kryesorë për parandalimin e shumë sëmundjeve. Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe ato kanceroze mund të evitohen nga një sëmundje e shëndetshme. Ekspertet rekomandojnë që sëmundjet që janë të mira për shëndetin e zemrës janë dhe të mira dhe për atë të trurit. Një nga dietat më të pëlqyeshme është ajo mesdhetare, e cila është e pasur me bulmet, vaj ulliri, perime dhe mish të bardhë. Kjo dietë nuk përmban shumë yndyra, është e pasur me omega-3, acide yndyrore dhe oksidnatë.
Kryeni ushtrime fizike
Ushtrimet fizika janë kura më e mirë e shëndetit tuaj. Mjekët rekomandojnë një regjim gradual të shëndetshëm dhe në stërvitje duke e filluar me ecje të lehta. Me anë të ecjes ju mund të reduktoni probleme që vijnë nga lloje të ndryshme të Demencës ku bën pjesë edhe alzhaimeri.
Evitoni pirjen e duhanit
Duhani rrit rrezikun e shfaqjes së Demencës. Ky rrezik bëhet më konkret me personat mbi moshën 60-vjeç që e ushqejnë trupin me nikotinë. Mjekët rekomandojnë që të hiqni dorë nga pirja e duhanit pasi kjo e fundit konsiderohet si shkaku kryesorë i problemeve në tru dhe në organizëm.
Tregohuni sa më social
Izolimi social mund të sjellë sëmundje si depresioni stresi, këto simptoma sjellin krijimin e Demencës. Nëse jeni në kontakte të vazhdueshme me njerëz gjatë ditës sistemi juaj nervorë do të jetë më i shëndetshëm. Këto janë disa nga arsyet se përse studiuesit sugjerojnë këto këshilla.
Top Channel