Aktori i njohur i viteve 90-të, Karafil Shena, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth pjesëmarrjes në filmin “Ndërkombëtarët”, projekt ky që e rikthen në shesh xhirime.
Ai tregoi edhe për kohën e emigrimit në Greqi, duke e cilësuar si një periudhë aspak të lehtë të jetës së tij.
“Kërkoje punët më të rëndomta dhe më të gjetshmet. Një punë e parë që s’ e kam thënë asnjëherë, ka qenë një punë shumë interesante, krasita ca limona, nuk e di në do kenë kokrra dhe sot”, tha ai duke qeshur.
“Për fatin tim të mirë , ato limonat ai ashtu i donte, të krasitur fort dhe unë pa dashur dola një specialist”, shtoi më tej Shena.
Vlen të përmendim se sot vreshtaria është një nga pasionet më të mëdha të aktorit, për të cilin ai foli gjatë edhe në studio.
Top Channel