Një aksident me pasojë vdekjen e një 45 vjeçari ka ndodhur në sektorin “Rinia” në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur shtetasi A.V., 45 vjeç, teksa lëvizte me biçikletë është aksidentuar nga një automjet tip Benz. Automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale F.L.,47 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA