30 audite të Agjencisë së Kadastrës të bëra këtë vit kane zbuluar një abuzim të madh për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në vend.
Zyrtarë të hipotekave janë larguar ndërkohë që ka pasur dhe denoncime penale. Artan Lame, drejtor i Agjencisë së Kadastrës tha se problematika si ajo e Vlorës apo e Durrësit së fundmi ka në shume territore, ndërkohë që pjesët e preferuara janë zonat bregdetare dhe qytetet me fluks ekonomik; Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Ne rivierën e Jonit, regjistrimi fillestar do të nisë së shpejti por, sondazhet tregojnë se në disa raste, për të njëjtën tokë ka deri në katër pronarë.
Skemat e grabitjes dhe tjetërsimit të pronës kanë bërë qe bankina e portit të Shëngjinit të dalë me pronar, ndërsa siperfaqja kënetë në Velipojë është ndarë si tokë buke.
Sipas Lames, denoncimet po bëhen pasi nga njëra anë është e vetmja mënyrë që punonjësit e shtetit të mos përzihen ne skema abuzimi, ndërsa nga ana tjetër të vendoset drejtësi për pronat.
Top Channel