Sot luhen dy ndeshjet e para të javës së 10-të në Serie A.
Pas 8 vitesh Interi do të udhëtojë sërish drejt Brescias për të sfiduar në stadiumin Rigamont skuadrën që renditen në pozitën e 18-të në tabelë.
Skuadra e Antonio Contes kërkon të rikthehet tek fitorja pas barazimit ndaj Lecces javën e kaluar, në këtë mënyrë për tu rikthyer në vendin e parë në renditjen tabelare të kampionatit italian.
Inter në këtë takim do të ketë disa mungesa të rëndësishme si mungesat e Sensit, Vecinos, Sanchez dhe D’Ambrosios, ndërsa tek vendasit mungojnë Dessena, Magnani, Torregrossa, Martella.
Formacionet e mundshme:
Brescia (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Cistana, Gastaldello, Mateju; Bisoli, Tonali, Romulo; Spalek; Donnarumma, Balotelli.
Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; Lautaro, Lukaku.
Top Channel