Ylli i Real Madrid, Eden Hazard ka pranuar se ka dashur të largohet nga Chelsea para një viti.
Pasi e ndihmoi Chelsean të fitojë Ligën e Evropës, ai u transferua në “Santiago Bernabeu”, për 150 milionë euro. Futbollisti belg ka thënë se ka vendosur të transferohet në Real kur përfundoi Kupa e Botës.
“Kur përfundoi Kupa e Botës në Rusi, dëshirova të transferohem në Madrid, e kisha vendosur. Nuk ishte e mundur, por mbeta edhe për një vit në Chelsea. Kjo bëri që largimi të ishte më i lehtë dhe më i kuptueshëm. Bisedova me Florentinon dhe i thashë që dëshiroj të jem në Madrid, pastaj bisedova me Modric dhe u ndjeva se të gjithë duan të më shohin në Real”.
Reali për momentin është në vendin e pestë në tabelën e La Ligës me 18 pikë, një më pak se lideri Granada, ndërsa nesër do të luajë kundër Leganes.
Top Channel