Foto/ Lapraka me Bibliotekë të re, drejt fundit punimet. Do shërbejë edhe si qendër komunitare

29/10/2019 12:50

Ka nisur të marrë jetë projekti i rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës së Laprakës në Njësinë 11. Punimet kanë ecur me ritme të mira dhe tashmë është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.

Siç shihet edhe nga fotot punonjësit e bashkisë po i japin dorën e fundit detajeve, para se të nisë lyerja dhe më pas mobilimi modern dhe i ngrohtë.  
“Sa të lumtur jemi ne për kryerjen me shpejtësi të punimeve në Bibliotekën e Laprakës. Shumë shpejt gati, një nga bibliotekat më të bukura në Tiranë për fëmijët dhe të rinjtë e Njësinë Administrative nr.11”, shkruan Njësia 11 në facebook.

Kjo është një tjetër dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën banorëve të Laprakës pas rikonstruksionit edhe të kinemasë. Kjo pasi Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.

Top Channel