14/01 23:23
Një Lamborghini Miura P400 S Coupe e vitit 1969, e quajtur edhe si “udhëtim në kohë”, është shitur për gati 1.5 milionë euro.
Shtëpia e ankandeve Sotheby tha se Miura ishte e parezistueshme për koleksionistët, të cilët luftuan për ta blerë.
Makina është ruajtur në kushte të mira, në Gjermani, me pjesët mekanike të pandryshuara qëkur doli nga fabrika, 50 vite më parë.
Ka bërë më pak se 30 mijë kilometra për gjysmë shekulli, dhe është një nga modelet e pakta në botë të cilës nuk i janë ndërruar pjesët origjinale.
Top Channel