Pas presidentit Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë hedh hapin e radhës për zëvendësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Tre kandidatet e propozuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; zonjat Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska ishin në seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
“Kjo seancë dëgjimore ka zgjatur diçka më shumë se 60 mikushtetuese dhe është drejtoreshë e studimeve në Gjykatën Kushtetuese. Mëpas kandidatja tjetër, Elsa Toska ka 12 vite që merret me të drejtën kushtetuese dhe në këndvështrimin e saj, Gjykata Kushtetuese duhet të jetë neutralizuese e debateve politike. Zonja Fiona Papajorgji, një tjetër kandidate tha se prej 10 vitesh ishte këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese. Ajo theksoi se është e nevojshme forcimi i traditës kushtetuese në bashkëpunim me gjykatat e tjera”, u shpreh gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu, i cili ndoqi senacën në fjalë.
Top Channel