Soreca: SHBA duhet të ketë një dorë akoma më të fortë në Ballkanin Perëndimor

28/10/2019 12:20

“SHBA duhet të ketë një dorë akoma më të fortë në Ballkanin Perëndimor”, kështu tha ambasadori Luigi Soreca në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” .

“SHBA duhet të ketë një dorë akoma më të fortë në Ballkanin perëndimor dhe ky bashkëpunim mes Evropës dhe Amerikës, na bën të besojmë se rajoni i Ballkanit është demokratik dhe se po ecën para ekonomikisht”, tha ai.

“Jam i bindur që ka pas shumë zhgënjim pas refuzimit të negociatave, e di që edhe partnerët amerikanë janë po ashtu të zhgënjyer. Po ju duhet ta dini se për BE qasja nuk ka ndryshuar, ju vazhdoni me reformat. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë më shumë për të ecur përpara dhe Amerika do vazhdojë tju ndihmojë në këtë rrugë.

Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e sukseshme ne jemi këtu për t’iu ndihmuar. Edhe në termat financiarë për ta bërë të sukseseshme reformën. Por edhe për reformën zgjedhore ne do vazhdojmë t’iu mbështesim. Ne jemi të gatshëm gjithmonë për të përmbushur aspiratat evropiane”, tha më tej Soreca.

Top Channel