
25/02 17:24
Frank Ribery është dënuar me tri ndeshje nga Federata Italiane e futbollit pas incidentit që ndodhi në sfidën ndaj Lazio-s mbrëmjen e së dielës.
Francezi është parë shumë i acaruar dhe në përfundimin e takimit ka shtyrë arbitrin anësorë duke shkaktuar mjaft polemika.
Dënimi i tij dukej i pashmangshëm dhe për këtë arsye paneli i disiplinës i kampionatit italian ka vendosur ta dënojë me tre ndeshje pezullim lojtarin dhe t’i vendosë një gjobë prej 20 000 mijë eurosh.
Ribery humbet ndeshjet ndaj Sassuolo-s, Parmës dhe Cagliari-t.
Mesfushori pritet të rikthehet në fushë në sfidën ndaj Veronas, pasditen e 24 nëntorit.
Top Channel