Nga një seancat plenare me fokus sjelljen e problemeve të qytetarëve, disa prej deputetëve të opozitës e përdorën per të shpalosur problemet e tyte. Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e parlamentit ngriti pretendimin se ajo është kërcënuar.
Rudina Hajdari nuk e përmendi me emër se kush është kërcënuesi i saj por kreu kuvendit Gramoz Ruci foli për masat e marra pasi është njohur me një shkrese derguar nga zonja Hajdari.
E pyetur nga nga Top-Channel se kush është kërcënuesi i saj, Rudina Hajdari dha këtë përgjigje.
“Preferoj mos të shprehem më në lidhje me këtë çështje , sepse është sensitive dhe nuk duhet të pompohet më shumë seç duhet. Ju faleminderit”.
Deputeti demokrat Korab Lita mohoi të jetë ai kërcënuesi Rudina Hajdarit.
Sherret e brendëshme në grupin parlamentar demokrat nuk i munguan shpalosjes edhe gjate kësaj seance plenare.
Muhamed Veliu
Top Channel