Fermerët shqiptarë do të zhvillojnë të mërkurën një tjetër protestë, ku do të shpalosin sërish kërkesat për Qeverinë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, doli në një komunikim mediatik për të shprehur mbështetjen për kërkesat fermerëve.
“Kërkesat e fermerëve janë minimale. Ata po kërkojnë rregullat e lojës të cilat i kanë pasur dy vite më parë, nuk po kërkojnë asgjë më shumë. Kërkesat e fermërëve janë shumë të thjeshta për t’i kuptuar edhe për t’i realizuar”, theksoi Kryemadhi.
Kryemadhi akuzoi Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se nuk ka as vullnetin dhe as aftësine t’jua plotesojë kërkesat fermerëve.
“Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencionim sipas prodhimit. Metodë të cilën e ndjekin të gjithë vendet fqinjë, të cilët janë edhe konkurrentët direkt të fermerëve tanë.
Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe nga stoku i prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimi i tregut.
Barazimin e TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.
Kërkojnë nga drejtoria bujqësore dhe Ministria, që është thjesht në një fasadë, dhe që është në shërbim të plotë të monopolistëve të importeve bujqësore dhe të imputeve të bujqësisë, që të bëjnë punën e tyre sipas ligjit atë çfarë i takon, t’iu shërbejë fërmerëve dhe blegtorëve tanë. Të bëjnë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat. Dhe të ndërtojë një laborator të akredituar që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.
Kërkojnë me një lutje shumë të thjeshtë ndaj qeverisë të kryejë detyrën e saj. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregëtisë me produktet bujqësore.
Këto janë kushtet që fermerët shqiptarë kanë paraqitur dhe do të dalin ditën e mërkurë për të protestuar. Është një nga protestat e cila ka ndodhur disa herë brenda këtyre ditëve.
Sot shqiptarët kanë një qeveri e cila ka ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve, nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, të cilët e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre”, u shpreh kryetarja e LSI.
LSI angazhohet për të bërë kartën e fermerit, tha Kryemadhi, dhe subvencion sipas prodhimit.
“LSI ka një program të qartë për mënyrën e subvencionimeve në bujqësi, për bërjen e kartës së fermerit, që do ndihmojë ata për rimbursimet e TVSH. Kemi një program të qartë për blegtorinë”, shtoi Kryemadhi.
Top Channel