
25/02 09:55
Miralem Pjaniç e mbylli ndeshjen në minutën e 67 në sfidën ndaj Leçes pasi pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë. Por lajme të mira vijnë ditën e sotme nga kampi bardhezi.
Pas testeve mjekësore të kryera nga boshnjaku ka dalë se mesfushori nuk ka pësuar dëmtim muskulor.
Klubi e ka publikuar përgjigjen e testeve edhe me një deklaratë në faqen zyrtare të saj.
Pjaniç ka kryer testet mjekësore paraditen e së hënës dhe mjekët nuk kanë dalluar asnjë dëmtim muskulor tek lojtari. Ditën e sotme, lojtari ka zhvilluar stërvitje të personalizuar në palestër, por nesër pritet të rikthehet që stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Top Channel