Foto ilustruese

Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor të Nikolicës, në Devoll. Zjarri fillimisht ka përfshirë bimësinë e ulët dhe më pas është përhapur në kurorën gjelbër të pyllit. Flakët janë intensive dhe rrezikojnë të përhapen edhe në pyllin e Kozelit.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit dhe banorë të zonës po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll.

Nesër pritet të fillojë ndërhyrja me forca zjarrfikëse dhe mjete nga Korça, Maliqi, Kolonja dhe Pusteci.

Pritet që në ndihmë të tyre të vijnë edhe forcat e ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA