Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se ka pasur mundësinë për t’u bërë trajner i Francës.

Wenger për momentin është pa ndonjë skuadër, pasi u shkarkua nga stoli i Arsenalit para dy sezoneve.

Mirëpo, tekniku francez ka pranuar se ka refuzuar disa herë stolin e Kombëtares së Francës, transmeton KosovaPress.

“Ka refuzuar Francën disa herë. Preferoj një klub futbolli. Me Kombëtaren luajmë 10 ndeshje brenda një viti. Zakonisht i luaj 60, andaj nuk me ka pëlqyer”, deklaroi ai.

Sipas disa mediave Wenger, është i lidhur me një kalim në kampionatin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA