Java e 12-të në Ipko Superligën e Kosovës, vazhdon me tri ndeshje tejet interesante.
Lideri momental Gjilani do të luaj kundër Trepçës’89, ndeshje e cila do të zhvillohet në Drenas.
Gjilani pas fitores ndaj Llapit javën e kaluar shpreson të vazhdojë këtë seri, në mënyrë që të mbajë vendin e parë në tabelë.
Nga ana tjetër edhe Trepça’89 ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt dhe kërkon të vazhdojë këtë seri të fitoreve për t’u rikthyer në formën e duhur.
Tjetër ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante është mes Ferizajt dhe Dritës.
Ferizaj kërkon fitore në mënyrë që ta largohet nga zona e barazhit, mirëpo nuk do ta këtë të lehtë, pasi Drita gjithashtu dëshiron fitore për t’iu afruar kreut të tabelës.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Dukagjinit, transmeton KosovaPress.
Për Ballkanin, i cili është në formë të mirë, kjo ndeshje nuk pritet të jetë shumë e vështirë pasi Dukagjini gjatë këtij sezoni ka vetëm dy fitore dhe një barazim në 11 ndeshje të zhvilluara.
Kujtojmë që të tri ndeshjet zhvillohen në ora 14:00. /KosovaPress/
Top Channel