Drejtori sportiv i Lille, Luis Campos ka thënë se trajneri Jose Mourinhon, duhet të rikthehet në Real Madrid.

Ish-trajneri i Manchester United është i lidhur me stolin e Real Madridit, në vend të trajnerit Zinedine Zidane.

Campos ka thënë se tekniku portugez është trajneri më i mirë dhe do të ishte i duhuri për klub, transmeton KosovaPress.

“Real Madrid është klubi më i mirë. Mourinho është trajner i mirë. Kur i kombinon këto të dyja do të bëhej ndonjë gjë e mrekullueshme. Reali ka nevojë për trajnerët më të mirë dhe Mourinho është i duhuri për këtë klub të madh”, deklaroi ai.

Reali këtë sezon është në vendin e tretë me 18 pikë, një me pak se Barcelona e cila është lider.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA