Një jetë i lidhur me tokën/ 70 vjeçari në Llakatund të Vlorës që sjell risi në pemtari

27/10/2019 19:49

70 vjeçari Qazim Mehmeti e ka lidhur jetën me tokën e tij, në fshatin Llakatund të Vlorës. Në parcelën e tij disa hektareshe gjen pemtari të ndryshme.

Prej 15 vitesh, Qazimi në parcelen e tij kalon pjesën më të madhe të kohës dhe me anë saj siguron jetesën e familjes. Për atë kontakti me tokën dhe natyrën e bën të gjallë të fuqishëm dhe energjik

Këtë vit  ai fokusohet në  kultivimin e Mana Goxhit e cila është një risi për bujqësinë Shqiptare. Sipas tij, ky frut fantastik quhet fruti i shekullit dhe është mjaft kurativ.

Fermeri 70 vjeçar shton se është i lumtur qe mundimi dhe lodhja për mirëmbajtjen e parcelës të tij, i shpërblehet.

Top Channel