Conte nuk e fsheh aspak: E drejtë që unë të jem në listën e kandidatëve për stolin e Italisë. Në fund të vitit do takoj presidentin dhe… 07/04 00:50
Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është rikthyer në radarin e gjigantit spanjoll Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle presidenti i Realit, Florentino Perez po e sheh Kane si zëvendësimi adekuat i sulmuesit Karim Benzema.
Perez është fans i madh i anglezit dhe ka provuar gjatë sezonit të kaluar ta transferojë qendërsulmuesin, transmeton KosovaPress.
Javën e kaluar edhe trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino, e ka pranuar që Kane dëshiron të luftojë për shumë trofe.
Kjo gjë ka bërë që interesimi i “Los Blancos”, të rikthehet përsëri.
Top Channel