Vjeshta sjell acarmin tek pacientët alergjikë dhe tek ata që vuajnë nga astma.

“Në këtë periudhë kemi nje alergji të shprehur ndaj alergenëve të ajrit, si akarienet apo pluhuri I shtëpisë, sporet e myqeve, etj, të cilët tek pacientët alergjikë, sidomos ata që vuajnë nga astma bronkiale janë më të rënda. Simptomat janë tështima breshëri, bllokim të hundëve, lotim syshë, etj”, shprehet mjeke alergologe, Kleita Elezi.

“Në muajin mars dhe tani kemi probleme me alergjitë, me pluhurin, me polenat, ajrin e ndotur të qytetit, thonë njerëzit”, thonë qytetarët.

Alergjitë janë kronike. Mjekët këshillojnë ndjekja e vzhdueshme me alergologun, marrjen e mjekimit siç duhet dhe imunoterapinë specifike. Madje në dhomën e saj, mjekja Elezi mban edhe pompa astme, në kuadër të ndihmës dhe edukimit të pacientëve.

“Përveç pacientëve të diagnostikuar, ka edhe fluks pacientësh, që vijnë për herë të parë, që kanë shenja të rrufës për një kohë të gjatë apo dhe astmë, që ka qenë e qetë prej kohësh dhe vijne e riakutizohen ose rëndohen. Eshtë dhe periudhë virozash dhe një i sëmurë astmaktik, ka tendencë që nga virozat t’u rëndohet situata klinike”, shton mjekja.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA