Chelsea i Lampard po merr formë. Klubi londinez ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në fushën e Burnley me rezultatin 2-4.

Ylli i këtij takimi ishte padyshim Cristian Pulisic i cili shënoi tre gola ndërsa tjetër u shënua nga Willian.

Në minutat e fundit vendasit ‘vendosën’ të zgjohen duke shënuar dy gola të shpejtë, por pa mundur që të dalin me pikë nga ky takim.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për Chelsea në kampionat dhe ndodhet në kuotën e 20-pikëve, po aq sa Leicester dhe mban vendin e katërt.

Vendi i parë mbahet nga Liverpool me 25 pikë pas nëntë takimesh që luan nesër kundër Tottenham, ndërsa në vend të dytë është Manchester City me 20 pikë.

Kjo është fitorja e shtatë radhazi për “Blutë e Londrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA