Interi nuk ka mundur që të përfitojë nga barazimi i Juves në drekë në fushën e Lecces, duke bërë edhe ata një hap fals në sfidën e luajtur ndaj Parmës në Milano.

Zikaltërit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Candrevës, por një tjetër lojtar në pronësi të Interit heshti “San Siron”.

Yann Karamoh shënoi një super gol dhe dhuroi asist tek goli i dytë i shënuar nga Gervinho.

Në minutën e 51 Lukaku barazoi shifrat në 2-2 dhe goli u akordua pas 3 minutash VAR.

Interi pati shumë intesitet në fushën e Parmës, por pa mundur që të këtë raste të pastra dhe nuk mundi të shënonte të tretin.

Pas nëntë ndeshjesh ata ndodhen në kuotën e 22-pikëve, 2 më pak se Juventus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA