Komisioni i Posaçëm i ngarkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për SPAK, ka propozuar disa hapa për ngritjen e kësaj strukture edhe me tetë prokurorë.
Në propozimin që u është paraqitur sot anëtarëve të KLP-së theksohet se Struktura e Posaçme AntiKorrupsion duhet të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti.
Një tjetër pikë e rëndësishme në propozim është edhe koordinimi që KLP duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për ngritjen e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.
“Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme”, thuhet në propozim.
Anëtarët e KLP-së duhet ende që të marrin një vendim mbi propozimin e bërë nga Komisioni i Posaçëm.
Nis mbledhja e KLP, a do i jepet sot “ok” ngritjes së SPAK?
Top Channel