Pas gatimit të ngjalave dhe gaforreve, edhe sfida e dytë, ka përfshirë në menu gatimin e gjallesave. Vajzat, pas zgjedhjes së menusë së tyre duhet të gatuanin bretkosa. Gjatë sfidës, debatet kanë qenë të shumta. Këtë herë, jo vetëm mes shefit dhe konkurrentëve por edhe brenda skuadrave.
Ledjoni e Françesko hodhën ushqimet e njëri-tjetrit në kosh duke çuar dëm punën e njëri-tjetrit. Nuk ka ndenjur në hije as Sokoli, i cili vazhdoi debatin me Ledjonin mes të bërtiturave e tensionit. Arditi doli jashtë kuzhine pasi nuk kishte larë perimet e shef Renato e vuri re këtë gjë.
Ndërkohë, në grupin e vajzave, Kristina ka ngritur zërin gjatë gjithë kohës për të mbajtur nën kontroll vajzat e skuadrës. Me sa duket, jo çdo gjë ka shkuar siç ajo donte pasi Amarilda nuk e dëgjoi, Marsela nuk e përgatiti ëmbëlsirën siç duhej dhe Visara nuk pranoi të veprojë siç urdhëroi Kristina.
Pavarësisht se secili konkurron vetëm për të fituar garën e Hell’s Kitchen, ata nuk duhet të harrojnë se sfida zhvillohet në grup pasi fituese apo humbëse shpallet e gjithë skuadra. Vajzat nuk arritën të nxirrnin siç duhej ëmbëlsirat e në fund e humbën sfidën.
Kështu, shef Renato nominoi dy konkurrentet më të dobëta të skuadrës së kuqe për eleminim: Amarildën dhe Megin. Kjo e fundit, u eleminua pasi nuk arriti t’i mbushë mendjen shef Renatos për të qëndruar edhe më gjatë në kuzhinën e ferrit.
Top Channel