25/11 16:26
Stefano Sensi është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemën e Antoni Contes. Lojtari u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit dhe akoma mbetet jashtë fushave të blerta.
Mësohet se rikthimi i tij do të ndodhë më datë 2 nëntor ku Interi do të luajë ndaj Bolognas por italiani mund të jetë në stol që ndaj sfidës me Brescias, por duke mos rrezikuar për tu aktivizuar.
Kujtojmë që lojtari ka shënuar tre gola deri më tani dhe ka dhuruar paraqitje mjaft pozitive nën urdhrat e Contes.
Top Channel