23/11 20:33
Ekipi i Romës nuk po kalon një moment të mirë në fushën e lojës, kjo edhe për faktin që janë kushtëzuar nga shumë dëmtime sidomos në repartin e mesfushës.
Gjendja mund të konsiderohet emergjente, për këtë arsye drejtuesit e ekipit romak kanë hedhur sytë tek lojtarët që janë pa kontratë. Bëhet fjalë për Jack Rodëell ish lojtarin e Sunderland dhe ish futbollistin e Empolit, Buchel.
Të dy lojtarët pritet të kryejnë vizitat mjekësore dhe të shikohet kondicioni i tyre fiziko taktik. Në rast të nënshkrimit me dy futbollistët trajneri Fonseca do të kishte alternativa të vlefshme për stolin dhe të dilte disi nga kriza.
Top Channel