E kanë të vështirë ta besojnë që vajza kineze është doktoreshë

25/10/2019 19:47

Juan Herong, një vajzë nga Kina që merret me “bodybuilding”, ka rreth 64 mijë ndjekës në Instagram ku shpërndan fotot e trupit muskulor.

Të gjithë mendojnë se ajo është ndonjë mësuese palestre, dhe askujt nuk ia merr mendja që në fakt është doktoreshë, dhe me palestrën merret në kohën e lirë.

Përveç palestrës, Juan Herong merret edhe me modeling dhe konkurse “bodybuilding”. Në fakt, në Instagramin e saj ka shumë foto profesionale.

Pak muaj më parë ajo zhgënjeu dhe dashamirësit beqarë që ndoshta kishin shpresa ta njihnin nga afër një ditë, pasi ajo postoi foto me fustan nusërie, që do të thotë se është martuar.

Aj.P

FOTO GALERI
1/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA