Chelsea ka ndryshuar totalisht politikën e blerjeve duke u përqendruar tek lojtarët e rinj dhe me perspektivë. Trajneri Frank Lampard i beson shumë të rinjve dhe kjo gjë është shikuar në fushën e blertë ku protagonistë për këtë sezon janë lojtar si Abraham, Odoi, Mount dhe Pusalic.
Ekipi Anglez është vënë në ndjekje të një mbrojtësi dhe emri më i pëlqyer është një emër shumë i njohur për kampin e bluve pasi lojtari ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e londinezve. Bëhej fjalë për Nathan Ake, lojtari u shit dy vite më parë tek Bournemouth, për shifrën e 20 milionë paund.
23 vjeçari ka bërë mjaft mirë me ekipin aktual dhe do ta mirëpriste me krahëhapur një rikthim tek Chelsea. Problemi kryesorë për trasferimin e tij qëndron kërkesa e lartë e Bournemouth por edhe bllokimi i merkatos që FIFA ka ndërmarrë ndaj londinezëve.
Top Channel