“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”, pas deklaratës së Ramës, reagon Byroja Kombëtare e Hetimit
Sektori i automobilave në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë, sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë së vendit, DIHK.
“Situata aktuale e biznesit dhe pritjet për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK, në një studim që do të paraqitet të martën e ardhshme.
Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet.
Sipas studimit, ndërkohë që sektori duhej të investonte shuma të mëdha parash për automjete elektrike, kushtet e dobëta të tregut po ndikonin negativisht në të ardhurat.
Top Channel
Video/ Avioni me një motor bën ulje emergjente dhe rrëzohet në mes të një rruge në Gjermani