22/11 13:09
Punime në dru, hekur, kostume popullore apo metalet e çmuara janë vetëm disa prej tyre që mundohen të mbajnë akoma gjallë artizanatin, të cilët ende përdorin teknikat e vjetra.
Ne sot kemi shkuar në Berat për të takuar dhe për të biseduar nga afër me disa prej tyre.
Berati pret me mijëra turistë të huaj në vit, të cilët po tërhiqen gjithnjë e më tepër nga krijimet e mjeshtrave artizanë.
Punimet e realizuara nga gdhendja në dru, pikturat në dru, qëndistari, punët me shtiza, punimet me grep etj., janë ndër më të preferuarat, të cilat së fundmi po gjejnë një treg gjithnjë e më të madh.
Top Channel