Libertadores, në finale shkon River, Boca fiton Superclasico

23/10/2019 14:24

Boca Juniors dështon në tentativën e saj për të përmbysur humbjen 2-0 në Superclasicon e Kupës Libertadores ndaj River Platet, pasi është pikërisht ky i fundit që preu biletën për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-latin.

Në ‘Bombonera’, Boca Juniors arriti të fitojë derbin argjentinas 1-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës Libertadores, por kjo nuk i mjaftoi për të kthyer situatën në favorin e saj, kështu që i takon River Platet të luajë në finalen e kompeticionit për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, por në këtë 45 minutësh pati një gol të anuluar për Boca Junior që e kërkoi atë që në minutat e para të sfidës. Salvio dërgoi topin në rrjetë pas ekzekutimit të një goditje standarde, por për arbitrin brazilian Sampaio pati prekje të topit me dorë të Mas kështu që ai e anuloi atë.

Pjesa e dytë kishte më pak aksione për gol dhe një lojë më të ashpër, sa arbitri u detyrya të nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 7 raste. me kalimin e minutave shpresat për Boca Juniors filluan të zbeheshin, por në minutën e 80 ato u rindezën pas golit të Hurtados.

Kaq mjaftoi që Bombonera të kthehej në një ferr për River Plate që në fund arriti të mbrohej mirë nga sulmet e futbollistëve të Bocas duke lënë që sfida të mbyllëj 1-0 dhe duke prerë biletën për në finalen e Kupës Libertadores e cila do të luhet në Santiago të Kilit me River Plate që do të ketë kundërshtare skuadrën fituese të derbit brazilian Flamengo-Gremio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA