Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën
Pas takimit të së premtes mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të mbahet një tjetër takim i tillë në këtë nivel lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Në takimin e fundit palët ranë dakord për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes. Të dyja partitë thanë se herën e fundit kur u takuan, grupet punuese u dakordësuan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re. Galuk Konjufca mohoi se ishte diskutuar për ndarje të ministrive, ndërsa ka hodhi poshtë zërat se këto dy parti kanë kushte ndaj njëra tjetrës.
Ndryshe, takimi i parë i grupit punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së zgjati rreth dy orë.
Top Channel