Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Lazer Arra ndërsa transportonte ushqimet e dimrit.
Policia ka arrestuar sot autorin e dyshuar të ngjarjes, Marash Arra, i cili është edhe kushëriri i viktimës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.
Njoftimi/ Shkodër
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.
Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.
Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel