Avdyl Loshaj ka deklaruar se e kanë liruar nga baza në Vain pasi ka pranuar gjithçka ata e detyruan të pranonte.
Ndërkohë, Ziso Kristopulli kujton se ditën e fundit të torturave, në dhomën e përshtatur si qeli shfaqet një person që ai kishte takuar në lokalin e tij në Ksamil, e që i ishte prezantuar si profesor matematike.
“Ky personi që erdhi te lokali, profesori, erdhi me atë këmishë që kishte atje, po ti i thashë, pse më njeh tha? Po si s’të njoh a qen bir qeni, grusht këtej e më plasi në krevat me grushta, Arben Sefjigni, ditën e fundit, pasi mori vesh që kanë shkruar gazetat”, kujton Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
Vetë Arben Sefgjini, ka deklaruar në gjykatë se Kristopulli është person i panjohur për të. Por, kryqëzimi i dëshmive dhe verifikimi i dietave të shërbimit, vërteton se Sefgjini ka qenë në Ksamil pikërisht në ditët për të cilat flet edhe Kristopulli.
Top Channel