BFS i ka bërë bashkë në një rubrikë të gjithë shtetasit e ish Jugosllavisë, pa i ndarë sipas shteteve, shtetësinë e të cilave ata e mbajnë sot!
Ndonëse në numra absolutë, qytetarët e vendeve të dala nga Ish Jugosllavia janë në krye të listave për kryerje të veprave penale, ata, në proporcion me numrin e tyre në Zvicër nuk e kalojnë mesataren në këtë listë të palavdishme.
Pra, llogaritur në 1000 banorë, të parët për shkelje të ligjit janë njerëz nga Afrika jugperëndimore, ata nga Afrika Perëdnmore dhe afrikanët e veriut. Pas tyre vijnë shtetasit e vendeve të Karibikut: Xhamajka, Haiti dhe Republika Dominikane.
Me shifrat e publikuara sot nga Zyra Federale për Statistika (BFS), kjo duket kështu: Afrikanët jugperëndimorë kanë një shkallë prej 31 promilash sa u përket delikteve dhe shkeljeve të ligjit. Pas tyre, me 21.2 promila vijnë afrikanët perëndimorë dhe me 18.3 promila, afrikanët veriorë.
Është ndërkaq e habitshme përse BFS i ka bërë bashkë në një rubrikë të gjithë shtetasit e ish Jugosllavisë, pa i ndarë sipas shteteve, shtetësinë e të cilave ata e mbajnë sot!
Para dy vitesh, kur Zyra Federale për Statstika (BFS) e kishte publikuar për herë të parë një statistikë që e tregonte gjendjen e kriminalitetit mbi bazë të nacionalitetit, turqit ishin dukshëm më lart, transmeton albinfo.ch agjencinë zvicerane të lajmeve SDA. Ndërsa sipas statistikës më të re, ata, me 9 promila janë afruar me shkallën që ku janë shtetasit e vendeve të ish Jugosllavisë, që është 7.9 promila.
Ndryshe, zviceranët, me 2.5 promilë nuk janë “më të ndershmit”në vend. Kanadezët, suedezët, irlandezët dhe indianët që jetojnë në Zvicër kanë vetëm një deri në një e gjysmë të dënuar në 1000 banorë.
Sa u përket delikteve me narkotikët, afrikanët perëndimorë janë bindshëm në krye të listës. 900 prej tyre janë dënuar gjatë vitit 2018 për shkelje të ligjit përkatës, bën të ditur statistika e fundit e BFS, transmeton albinfo.ch. Por menjëherë pas tyre vijnë shqiptarët me afër 500 dënime. Këtu nuk precizohet nëse bëhet fjalë për shtetasit e Shqipërisë apo për shqiptarët në përgjithësi.
Është interesante se gratë me shtetësi të huaj, me vizë B dhe C janë sipas kësaj statitike pothuajse të papërfshira në delikte, pra afër 0 promila. Por përjashtim bëjnë gratë nga Afrika Jugperëndimore, Republika Dominikane, Afrika Perëndimore dhe Kamboxha. Ato arrijnë shkallën pre 10 deri 23 promilë në këtë drejtim./arbresh.info
Top Channel