Fundjava në Voskopojë/ Pushues të shumtë vendas dhe të huaj në fshatin që është kthyer në destinacion tursitik

20/10/2019 12:27

Voskopoja mbetet një prej qendrave më të rëndësishme historike e kulturore të ballkanit. Relievi alpin ndërthuret harmonishëm me shtëpitë karakteristike, kishat mesjetare rrugicat e kalldrëmta por edhe elementë të tjerë që e bëjnë këtë fshat të veçantë. Në fundjavë janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në Voskopojë.

Vizitorë e turistë jo vetëm nga Shqipëria por edhe mga vende të ndryshme të europës zgjedhin Voskopojën për të pushuar, për të shijuar relaksin mes natyrës dhe atraksioneve të shumta të këtij fshati.

“Vijmë nga Selaniku dhe është hera e parë që vizitojmë Voskopojën. Është një fshat që të bën përshtypje për ngjyrat e natyrës dhe shtëpitë e gurta. Ne s’kemi shumë që mbërritëm dhe se kemi vizituar të gjithë por deri tani duket shumë bukur. Patjetër qe do të vizitojmë edhe kishat”- tha një turiste.

“Unë kam pak që kam ardhur. Jam nga Belgjika. Përshtypja e parë eshtë shumë e mirë. Është një vend i këndshëm me peisazhin alpin dhe natyrën e bukur. Kishat janë të mrekullueshme dhe njerëzit gjithashtu”- tha një tursite tjetër.

“Është hera e parë që vij në këtë fshat. Që këtej kam prejardhjen. Familja ime është larguar prej këtu që në vitet 1800. Sapo arritëm këtu dhe më pëlqen shumë. Do vizitojmë të gjithë fshatin për të parë edhe më tepër. Është siç e prisja një vend shumë i bukur. Ne do të qëndrojmë disa orë këtu dhe më pas do të shkojmë në Pogradec”- us hpreh një turist.

Të organizuar në grupe shoqërore apo familjare pushuesit kanë mbushur plot bujtinat dhe hotelet e Voskopojës. Duke përfituar edhe nga temperaturat e ngrohta të kësaj vjeshte ata zgjedhin të shijojnë bukuritë naturore, të shetisin në rrugicat e kalldrëmta dhe të vizitojnë atraksionet kulturore për ti shpëtuar rutinës dhe për tu çlodhur në fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA