Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përfshirë në një aksident në rrugën e Rinasit, ku për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.
Mësohet se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, gjithçka është në rregull dhe se nuk persona të lënduar.
“Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, shkruan ai.
Ju kujtojmë se Kurti ndodhet në Tiranë për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e Kosovës.
Për herë të parë në histori! Albin Kurti feston në Tiranë, mbledh mbështetësit e Vetëvendosjes
A do të ketë një takim mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës?
Top Channel