Europol së fundi ka bërë publike nëpërmjet rrjetit ENFAST, fotot dhe gjeneralitetet e femrave të arratisura më të kërkuara në Europë.
Rrjeti Enfast përbëhet prej disa shtetesh, ku aspirate është dhe Shqipëria me njësinë e saj më të fundit speciale për kapjen e të kërkuarve. Ky rrjet funksionon në bazë të shkëmbimit të të dhënave për më të shumë kërkuarit, mes të gjitha shteteve anëtare, duke vënë në dispozicion të dhënat e gjurmave të gishtave, fotot, gjeneralitetet, por edhe të dhënat e ADN-së.
Europol e nis me një pyetje prezantimin e femrave të arratisura më të kërkuar:
A janë gratë po aq të afta për të kryer krime të rënda si burrat Femrat e arratisura të paraqitura në websajtin e më të kërkuarve të Europës vërtetojnë se janë po aq të afta. Kriminelët, të të dyja gjinive, në këtë fushatë të forcës së ligjit në Bashkimin Europian, janë të kërkuar për vepra të rënda si vrasje, trafik droge, mashtrim, vjedhje dhe trafikim të qënieve njerëzore. Ne po kërkojmë informacionin tuaj që të na ndihmoni për gjurmimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë për krimet.
Shumë studime kanë ekzaminuar rolin që gjinia luan në krim. Shumica e tyre u përqendrua tek gjinia e viktimës, por më pak tek personi që kryen krimin. Sidoqoftë, në dekadat e fundit, numri i grave që merren me veprimtari kriminale është rritur, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se burrat. Një nga shpjegimet e mundshme është se përparimi teknologjik dhe normat sociale i kanë çliruar gratë nga përgjegjësitë e shtëpisë duke rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e krimit. Studiuesit e konsiderojnë të rëndësishëm hetimin e sjelljes kriminale të grave për të përcaktuar nëse “recetat” politike duhet të ndryshojnë për gratë me qëllim uljen e kriminalitetit.
Në total, 21 shtete anëtare të BE-së kanë zgjedhur që një nga të arratisurit e tyre më të kërkuar ta paraqesin në këtë fushatë të forcës së ligjit. Fokusi është në ngjarjen që qëndron pas krimit, duke filluar me një maskë të plotë që mbulon fytyrën e të arratisurit. Ndërsa shpaloset ngjarja, pjesë të maskës zhduken duke e lënë shikuesin të hamendësojë gjininë e kriminelit. Qëllimi i kësaj mënyrë për të paraqitur gratë kriminele është për të tërhequr sa më shumë vizitorë në faqen e EUMOSTANTED.
Përvoja na ka treguar që nga sa më shumë sy të shikohen të arratisurit në kërkim, aq më i lartë është shansi që dikush të mund t’i jap fund enigmës dhe të vendosë pjesën e fundit të puzzle-it, për të lokalizuar dhe arrestuar personin e kërkuar. Informacioni mund të dërgohet në mënyrë anonime përmes faqes së internetit, direkt te hetuesit kombëtarë që kërkojnë të arratisurin.
Kjo qasje ka rezultuar e suksesshme në tre vitet e kaluara. Pas çdo fushate të madhe komunikimi, disa të arratisur të kërkuar u arrestuan ose u futën brenda sepse presioni u bë shumë i lartë për ata dhe / ose të afërmit e tyre. Që prej fillimit të projektit, 69 kriminelë që u paraqitën në faqen e internetit janë arrestuar. Në të paktën 21 raste kjo ndodhi për shkak të informacioni të marrë nga publiku i gjerë përmes faqes së internetit.
“MË TË KËRKUARIT E EUROPËS”, u iniciua nga rrjeti ENFAST në janar të 2016 me mbështetje të plotë të Europol. Anëtarët e ENFAST janë të specializuar në gjetjen e kriminelëve në arrati, të cilët dyshohen, ose janë dënuar për krime të rënda dhe janë subjekte të Urdhrave të Arrestimeve Evropiane.
Andi Bora
Top Channel