Kreu KLP Gent Ibrahimi raportoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për punën 6 mujore të institucionit që ai drejton.

Edhe njëherë tjetër zoti Ibrahimi përsëriti se jemi në hapat e fundit të ngritjes së SPAK dhe vonesat kanë ardhur si pasojë e procesit të vetingut të disa kandidatëve.

Por deputeti Spartak Braho e pyeti nëse SPAK mund të ngrihet me këta 8 prokurorë që e kanë kaluar vettingun.

“Do të jetë një gjykim i Këshillit. Këshilli duhet të mblidhet dhe të thotë, “Po”, ne sot e fillojmë Prokurorinë e Posaçme, me kaq prokurorë sa kemi në dispozicion. Unë mendoj se ajo ç’ka na mban është më shumë një arsye praktike, që ka të bëjë me aftësinë për të përballuar punën. Ne kemi bërë një llogari dhe ka rezultuar se nëse Prokuroria fillon sot me 8 prokurorë, secili prej tyre do të ketë një ngarkesë prej 55 çështjeve në hetim. Ky vendim do të shoqërohet me 100 vendime të tjera për të rregulluar pasojat e tij. Në momentin që emërojmë këta 8 prokurorë në SPAK duhet të emërojmë edhe 12 prokurorë të tjerë që mbeten ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ne do marrim edhe rreth 50 vendime të tjera për të akomoduar efektet anësore që do të krijojë ky vendim”m, shprehet Gent Ibrahimi.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA