Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar Alma dhe Nushi, çifti nga Fushë-Arrëza, të cilët ndanë historinë e tyre të jetës mes kufizimeve fizike dhe kushteve të vështira ekonomike.
Nushi 53 vjeç dhe Alma 41 vjeç, u martuan 17 vite më parë dhe kohë më vonë sollën në jetë një vajzë, që për fat të keq nuk mundi të jetonte më shumë se tre ditë për shkak të problemeve të shumta pas lindjes.
Jeta vazhdoi për çiftin që vuan nga nanizmi, të cilët treguan se pavarësisht kufizimeve fizike dhe kushteve të vështira, asnjëherë nuk i humbën shpresat për një fëmijë tjetër, derisa një vit e gjysmë më parë jetën e tyre e ndriçoi Fatjoni.
Alma tregoi se sa shumë lumturi dhe dashuri i ka dhënë jetës së tyre vogëlushi, për të cilin ata përpiqen çdo ditë që të mos i mungojë asgjë.
Edhe pse për fat të keq të paarsimuar e të papunë, Alma dhe Nushi u shprehën se janë të gatshëm të punojnë çfarëdo vetëm që djali i tyre të arsimohet e të ketë një jetë më të mirë seç ata vetë patën.
Top Channel