Fermerët në Zadrimë të Lezhës e mbjellin tokën, por në fund nuk e kanë të sigurtë prodhimin, pasi sipas tyre pesticidet që hedhin në bime kundër insekteve apo sëmundjeve të ndryshme nuk japin asnjë efekt.

Pjesa më e madhe e prodhimeve u shkon dëm që në ara, ndaj fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në kontrollimin e cilësisë së pesticideve, pasi dëmet që u shkaktohen janë mjaft të mëdha.

Pjesa më e madhe e banorëve të Zadrimës e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë, por me këtë  cilësi pesticidesh, një ditë  thonë fermerët do të detyrohemi t’i lemë tokat pa punuar.

Top Channel